“Di Biaxho pati burrëri, iku dhe la edhe lekët”, Sokol Kushta për dorëheqjen e trajnerit të Dinamos: Ai nuk do të flasi, se diçka ka

Trajneri Di Biaxho dha dorëheqjen sot pas humbjes me përmbysje kundër Teutës. Kreu i pankinës së Dinamos deklaroi se heq dorë nga kontrata e tij 2-vjeçare me klubin. I ftuar në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora News”, Sokol Kushta ka vlerësuar burrërinë e Di Biaxhos, ndërsa shton se të huajt duhet të përshtaten me mentalitetin e shqiptarëve në momentin që vijnë në kampionatin tonë.

“Nëse vjen me mendtë e Italisë në një mentalitet shqiptar, do të dështosh. Këta duhet të përzihen te ky mentalitet, të njohin lojtarët, të njohin klimën. Ka shumë gjëra të errëta në Shqipëri, jo të errëta në kuptimin e keq. Por ka gjëra që funksionojnë ndryshe. Këtu duhet të menaxhosh shumë gjëra, duhet të menaxhosh edhe punëtorin e fushës. Nuk është e thënë që vetëm leku do të bëjë gjithçka. Diçka te Dinamo nuk funksionon, kjo është e padiskutueshme. Ky trajner pati burrërinë që tha: “Unë iki, lë dhe lekët”. Ai e ndjeu peshën. Ai nuk do që të flasi, se diçka ka. Por ajo shprehja ‘nuk e di çfarë ndodhi’, flet shumë”, ka thënë Sokol Kushta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *