Andi Lila dhe Sindikata e Futbollistëve të Shqipërisë kanë mbështetur një kauzë të madhe, sa i përket dhurimit të gjakut. Sot futbollisti i njohur ka qenë së bashku me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, në një qendër për të kontribuar me vullnetarizmin. Pikërisht për këtë arsye, Ilir Meta ka shprehur mirënjohjen e tij për lojtarin e Tiranës dhe Sindikatën që përfaqëson, duke ftuar të rinjtë që të bëhen pjesë e kësaj kauze. /Sport Ekspres/