Kastrioti ndodhet në vendin e fundit të Superiores dhe rrezikon seriozisht largimin nga elita e futbollit shqiptar. Ekipet e tjera janë dukshëm më lartë se krutanët, të paktën deri në këtë pikë të sezonit. Ndërkohë klubi ka menduar për një goditje të madhe.
Duke qenë se ekipi vuante për qendërmbrojtës, nuk kishte asnjë të tillë, “Supersport” raporton se është marrë Adolf Selmani. Mbrojtësi i Shpresave të Shqipërisë garanton shumë për qendrën e mbrojtjes së Kastriotit, ndërsa bashkë me të ka ardhur edhe Santiago Selmani. /Sport Ekspres/