Milani fitoi 3 pikë të rëndësishme ndaj Beneventos, duke mbajtur kështu gjallë ëndrrën për titullin kampion. Kuqezinjtë e filluan këtë sfidë me mjaft mungesa si ,Ibrahimoviç, Benaser dhe Saelemaekers, të cilët u dëmtuan në fund të vitit 2020. Ndeshja nisi me vrull nga ana e Milanit, duke gjetur golin në minutën e 15-të me Kesie, nga pika e bardhë e penalltisë.
Megjithatë Tonali do t’i vështirësonte gjërat për Milanin, kur u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 33. Do të ishte Leao ai që do t’i jepte trë pikë të vyera skuadrës së udhëhequr nga Pioli. Trajneri i Milanit ishte mjaft i kënaqur me këtë fitore, teksa në një prononcim për mediat pas ndeshjes u shpreh se skuadra e tij dha gjithçka për ta fituar këtë sfidë.
“Skuadra bëri shumë mirë, në një ndeshje të vështirë. Ne dhamë shpirtin, zemrën dhe intesitetin e duhur për ta fituar këtë sfidë. Është një fitore që vlen shumë. Leao ka potencial të madh. Ai e ka treguar këtë edhe vitin e kaluar”- u shpreh Pioli./Elio Hajdari-Sport Ekspres/