Partizani është duke udhëhequr 1-0 në derbin e kryeqytetit. Të kuqtë ndëshkuan Tiranën shumë shpejt. Mjaftuan vetëm 4 minuta që Xhuliano Skuka të dërgonte topin në rrjetë. Pas përfundimit të pjesës së parë, autori i asistit, Buxhelaj, ka folur shkurtimisht për mikrofonin e “Oversport“-it.
“Ne e kemi bërë edhe në stërvitje këtë. Jemi futur në fushë për të fituar ndeshjen. Besoj se kemi mbrojtur mirë, por edhe kemi sulmuar mirë. Në pjesën e dytë do të jemi më të fortë. Duhet të shënojmë golin e dytë, por duhet të jemi më të përqendruar“, ka thënë Buxhelaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/