Detaji/ Shkarkimet që erdhën si në “Formula 1”, presidentët e Superiores me “fletë-rrufe” për trajnerët

Të gjithë kanë mbetur të çuditur në ditën e djeshme me atë që ndodhi në Superiore. Kjo pasi tre trajnerë janë shkarkuar brenda një ore dhe kjo ishte për t’u shënuar në histori. Dukej si të ishte një garë në “Formula 1”, kur dikush përplaset dhe del flamuri i verdhë për të bllokuar për disa minuta garën, ndërsa makinat e tjera zgjedhin që të shkojnë në të njëjtin moment në bokse për të ndërruar gomat pasi duket momenti i duhur për to.

Kjo ishte edhe situata e Partizanit, Teutës dhe Luftëtarit. Sapo të kuqtë “ e hapën lojën”, dy ekipet e tjera nxituan menjëherë që të bënin shkarkimet e trajnerëve të tyre. Por çfarë detaji kemi harruar këtu?

Të tre këto shkarkime kanë ardhur me “fletë-rrufe” nga lart, pa asnjë paralajmërim të vetëm. Kjo pasi nëse shohim vetë deklaratat e fundi të trajnerëve, nuk dhanë asnjë shenjë për këto lamtumira. Madje më qesharak ishte Marantas, që po tregonte edhe dëshirat e tij në merkato duke kërkuar 5 lojtarë të tjerë dhe që të kishte mundësinë për të shkurtuar diferencat me ekipet e tjera. Për më tepër edhe duke folur mbi karakteristikat e tyre.

Por pa u lënë mbrapa nuk mund të jetë as Lerda, që ishte duke ndjekur Kukësin për ta analizuar më mirë dhe derisa telefonata i mbërrin nga Demi për t’i thënë se nuk do të jetë pjesë e Partizanit. Një surprizim ka pasur edhe për Shkëmbin, që kur është pyetur në javën e kaluar atëherë kur Teuta fitoj rreth një presioni për t’u larguar, do të shprehej: “Më pëlqen të kem presionin e largimit, por realisht, nuk kam pasur asgjë të tillë deri tani”.

Pra në Superiore gjithmonë i shkarkojnë trajnerët me një vendim përfundimtar, pa i dhënë një paralajmërim më herët. Ashtu siç jemi mësuar edhe në Europë, ku presidentët e klubit i lënë kohë trajnerit në rrezik për 2-3 ndeshjet e radhës, duke i caktuar objektivat ose në të kundërt i ofrojnë shkarkimin. Pikërisht në këtë mënyrë kuptohet edhe aftësia e trajnerit, sesa mund të punojë dhe ta përballojë këtë presion, ndoshta edhe për t’ia dalë në mënyrën më të mirë. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online