“Dështojnë një vit më vonë në ekipe të mëdha”! Në Turqi tregojnë se golat e shumtë të Rei Manajt nuk janë çudi: Ka ndodhur për 25 vite radhazi te ne

Dy lojtarët më në formë për momentin dhe më të komentuar nga mediat dhe tifozët shqiptarë, padyshim që ndodhen në Turqi. Ernest Muci nga njëri krahë dhe Rei Manaj në tjetrin. Për të komentuar më tepër rreth tyre, emisioni Koha Shtesë ka zhvilluar një intervistë me gazetarin e njohur në Turqi, Kaan Bayazit, që kishte një analizë vërtet shumë pikante dhe që nuk duhet humbur. (Për të parë emisionin e plot kushtuar Manajt dhe Mucit, klikoni në videon më poshtë).

“Mucin e donin që tani në Premier League. Unë mendoj se Muci do të bënte mirë në ekipe si Fulham, Aston Villa ose Everton, pra këto lloje ekipesh mesatare në Premier League. Ai do të vazhdojë që të ndiqet nga ekipet e Premier League dhe për mendimin tim, nëse fiton kampionatin në Turqi sezonin tjetër, nëse luan me Beshiktash në Champions League, Muci do të shkoj larg. Për momentin është 22 vjec, do të mbush 23 vjec dhe sipas meje, kur Muci të jetë 25 vjec, është gati për të bërë hapin në Premier League ose në një nga pesë kampionatet më të forta në botë, jam i bindur.

Është pak herët që të themi se tifozët e dashurojnë që tani Ernest Mucin. Sigurisht që ata janë të emocionuar që firmosën me një lojtar të tillë, me potencial të tillë. Pas disa ditësh Beshiktashi do të luajë kundër Galatasarait dhe nëse Muci do të shënojë në atë ndeshje, do të jetë si të kesh vendosur një raketë në cantën e shpinës. Vetëm atëherë tifozët e Beshiktashit do dashuronin shumë Mucin.

Rei Manaj? E prisja të ishte interesant, por jo të ishte kaq i mirë. Por në fakt, nëse shikon listën e golashënuesve në Turqi për 25 vitet e fundit, zakonisht golashënuesit më të mirë vijnë nga ekipet e mes tabelës. Prandaj nuk është ndonjë surprizë e madhe për mua. Gjithmonë janë sulmuesit e ekipeve të mes tabelës që dalin te golashënuesit më të mirë në Turqi. Kjo pasi ekipet e mëdha si Beshiktash, Galatasarai dhe gjithë ekipet e tjera nuk i kushtojnë shumë vëmendje mbulimit të tyre në sulm. Por në momentin kur këta sulmues firmosin në një ekip të madh, nuk arrijnë dot që të shkëlqejnë dhe të shënojnë më gola”, tha Kaan Bayazit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *