Giampaolo ishte dështimi i madh i Milanit në sezonin që nisi, duke e përkeqësuar edhe më tepër gjendjen e skuadrës. Për këtë arsye aventura e tij në Itali me kuqezinjtë zgjati pak, ndërsa drejtimin do ta merrte Pioli.
Ndërkohë “La Stampa” shprehet se Giampaolo është gati për të marrë punën e re. Një interesim po vjen nga Turqia, e më konkretisht skuadra e Fenerbaçes atje ku gjendet edhe Vedat Muriqi. Ekipi turk është duke vuajtur shumë në këtë kampionat, ndërsa ndodhet në vendin e shtatë dhe shumë larg objektivavve. Në javët e para dhe me fitoret e mara radhazi, tifozëve të skuadrës turke iu krijua iluzioni se do të ishin pretendetët kryesorë për të fituar kampionatin, por tashmë është një mision thuajse i pamundur. /Sport Ekspres/