Dështimi i Argjentinës, një tifoz vret veten

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

 

Futbolli, sidomos kur luhen ndeshje të nivelit shumë të lartë, emocionon tifozët anembanë botës dhe ngjall ndjenja të forta, por duket se disa njerëz nuk i kontrollojnë dot ato.

Kështu, në Indi është gjetur i vdekur një tifoz, i cili ishte zhdukur prej 2 ditësh, që pas ndeshjes Argjentinë-Kroaci 0-3.

Aleks Dinu, një sipërmarrës indian nga Kerala, ka kryer vetëvrasje, shkruan The Times of India, hipotezë e konfirmuar nga familja e tij, që zbuloi një letër lamtumire lënë nga viktima.

Indiani ishte duke parë ndeshjen e Argjentinës, me të cilën ishte tifoz i çmendur, aq sa në ditarët e tij shkruante se jeta e tij i kushtohej Mesit, të cilin ëndërronte ta shihte kampion bote.

“Nuk më mbetet tjetër për të parë në këtë botë, po iki… askush nuk duhet të konsiderohet përgjegjës për vdekjen time”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *