Dështimi futbollistik nuk ishte i vetmi, “Adidas“ përgjysmon vlerën e fanellave të Gjermanisë pas Euro 2020

Gjermania nuk mundi të shkonte më shumë se faza 1/8-ve të Euro 2020. “Pancerat“ u mposhtën 2-0 nga Anglia dhe humbën mundësinë për të vijuar më tej në këtë kompeticion.

Por nuk mbaron me kaq, pasi përveç dështimit futbollistik, është vërejtur një rënie drastike në blerjen e fanellave të Gjermanisë nga tifozët. Për këtë arsye sponsori zyrtar i fanellave të Gjermanisë, “Adidas” ka ulur vlerën e fanellës në 50%, në nënyrë që të rrisë dëshirën e tifozëve për të porositur këtë produkt./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *