Gasperini ka arritur që të prekë një sukses të jashtëzakonshëm me Atalantën e tij, që vitet e fundit i ka surprizuar të gjithë në Serie A. Një lojë e bukur në fushë, gola me tepricë dhe hyrja në top 3-shen e Serie janë vërtet shumë për një klub që objektiv kishte mbijetesën. Ndërkohë, trajneri italian tregon se është i lidhur me Guardiolën, teksa ky i fundit ka praktikuar te Barcelona idetë e tij mbi futbollin. Më pas është ndalur edhe te sistemi VAR, për të cilin shprehet me mjaft rezerva. Sipas tij u krijua për të zgjidhur problemet, por e vetmja gjë që ka arritur është ngritja më tepër e dyshimeve.
“Në mënyrë që të mos ndalem vetëm te Atalanta, më duhet të them se në përgjithësi ka pasur shumë gabime. Aq shumë sa arrijmë në një pikë ku vihet në dyshim përdorimi i VAR-it. Sipas mendimit tim ka dështuar tërësisht. Qëllimi i tij, që fillimisht ishte për të dhënë drejtësi në episode vendimtare, është zgjidhur në drejtimin e kundërt. VAR-i përfundoi duke krijuar dyshime akoma edhe më të mëdha.
Në mënyrën e të konceptuarit jam i lidhur me Guardiolën. Ai vendosi idenë time të futbollit në praktikë te Barcelona duke marrë rezultate të jashtëzakonshme. Kam qenë shumë i ndikuar ai lloj i futbollit. Më pas është edhe Milani i Sacchi-t. Ky i fundit ishte një revolucionar. Të gjithë i kujtojmë performancat e Milanit dhe emocionet fantastike”, ka deklaruar Gasperini./Sport Ekspres/