E pabesueshme: Mark Juliano zbulon se në Shqipëri lejohet të luash baste dhe kjo e vendosi në vështirësi. Ish-trajneri i Partizanit, i cili dështoi totalisht në eksperiencën shqiptare, duke sjellë edhe lojtarë të mbaruar, që nuk u përshtatën dot, tashmë e largon fajin nga vetja dhe lëshon një akuzë të rëndë për gjithë futbollin shqiptar dhe për Partizanin së pari, që duhet të reagojë urgjentisht.
I intervistuar nga Gazzetta dello Sport, Juliano flet edhe për Shqipërinë dhe fjalët e tij janë të pabesueshme: “Kur më erdhi ofertë nga Shqipëria nuk isha fort i bindur, kisha dyshime, ndërsa gjatë punës atje e kuptova se ndjesitë e mia ishin të drejta. Për fat të keq, në Shqipëri lojtarët, drejtuesit dhe presidentët lejohen të vendosin baste. Kjo gjë më ka vënë shpesh në vështirësi, sepse ishte një ambient i kushtëzuar dhe nuk mund të punohej qetësisht. Tepër ndeshje, sipas meje, kanë pasur përfundime të dyshimta. Më pas kam refuzuar shumë oferta nga Seria B dhe C. Tani dua të përgatiten për t’u kthyer që të jap maksimumin”.
Po pse si thua ti Sp.ekspres nuk ka te drejte. Po kjo eshte vertete. Qe futbollistet shkojne ne dyqane llotosh po ashtu dhe Presidentet. A nuk i investigoi ai lojtsret dhe i gjeti ne per kafene llotosh.
Pra ai po e ndihmon futollin ne shqiperi qe ju si medie duhet te investigoni .
Sepse nuk ka nje ligj qe e ndalon lojtarin ne dyqnene llotosh. Po mos u shqetesoni per parate e presidenteve po luftojeni kete fenomen.
U be gjitha ajo asamble dhe kandidate thane qe ka probleme por u moren vetem me Duken dhe nuk u interesuan per bastet per lojtare te pa pergjegjshe qe shesin ndeshje ne mes te dites.
Sport ek. merru me fenomenin dhe mos u merr vetem me Partizani me qe Juliano ishte trajner i tyre.sepse ai nuk e specifikon e tha ne numerin sh
Mes “lojtaret Presidentet”
Ajde se do te degjosh
Nuk ndryshojme asgje nga ato qe thua, por kur del Juliano dhe thote: IKA SE ATY LUAJNE BASTE DHE NUK PUNOJA DOT, nuk na e mbush dot mendjen. Sepse ai deshtoi sportivisht, kete duhet ta pranoje si burrat, jo justifikime. te ishte burre, dilte ketu, ne mes te Tiranes e thoshte: KETU LUAJNE BASTE TE GJITHE, UNE IKI