Torino arriti që të barazonte në derbin ndaj Juventusit në transfertë. Pavarësisht se bardhezinjtë shiheshin si favorit absolut, sidomos pas ardhjes së Vlahovic, në fund nuk shkuan më tepër se rezultati 1-1. Nga ana tjetër sulmuesi serb nuk arriti të përmbush pritshmëritë me perfromancën e tij.
Nga Torino e nisi si titullar edhe Mërgim Vojvoda, që u vlerësua me notë të lartë. Në Allianz Stadium gjendeshin edhe dy tifozë shqiptarë të Kosovës që kishin marrë flamurin me vete. Vojvoda shkoi menjëherë te ta duke bërë një fotografi pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit. /Sport Ekspres/