Rudi Vata ishte i ftuar në “Euronews” ku ka komentuar shortin e Shqipërisë në eliminatoret e Europianit. Mes të tjerash, figura e njohur për futbollin tonë u shpreh se dëshiron që djali i tij të luajë për Shqipërinë, ndryshe nga çfarë ishim mësuar që të dëgjonim më herët.
“Rocco Vata nuk është ende gati për Kombëtaren. Dëshira është për Shqipërinë, unë nuk kam refuzuar ende asgjë, nuk më ka ardhur kërkesë. Shqipëria ka shumë talente dhe nuk do të bëhet ekip i fortë se erdhi djali im. Futbolli është grup dhe për këtë arsye duhet të funksionojë grupi.
Nëse nuk e kemi, atëherë Kombëtarja nuk do të jetë e fortë. Unë kam qenë në të gjitha grupmoshat e Shqipërisë, kam qenë lider aty. Unë kam fituar çdo gjë nëpërmjet sakrifica. Në futbollin shqiptar e kisha kollaj që të zija vendin tim se isha shumë punëtor, kundërshtarët e mi ishin dembela”, tha Rudi Vata për “Euronews”. /Sport Ekspres/