Dërgimi i Haland te Dortmundi ishte loja e Raiolës, po e përgatit për ekipin e madh në Seria A

Erlind Haland zgjodhi që t’i bashkohet Dortmundit. Një vendim që i surprizoi disi të gjithë tifozët, pasi ky sulmues kishte oferta nga shumë ekipe të tjera të njohura si Manchester United dhe Juventusi. Po si erdhi vendimi për t’iu bashkuar skuadrës gjermane?

Sipas mediave në Itali, e gjitha ishte një plan nga menaxheri Raiola. Ky i fundit zgjodhi për momentin që Halandi të ishte te Dortmundi, vetëm sa të rritej edhe pak më tepër. Pas dy vitesh, pritet të vijë edhe transferimi i tij në Seria A, më saktësisht te Juventusi. Haland ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëe në këtë sezon, duke mos u ndalur me golat e tij as në “Champions League”. /Sport Ekspres/