“Derbin” e shqiptarëve e fiton Pëllumbi, ish-mbrojtësi i Skënderbeut mposht skuadrën e Albi Dokës

Dita e sotme ka sjellë një “derbi shqiptarësh“ në Kroaci. Jorgo Pëllumbi dhe Albi Doka janë vënë përballë njëri-tjetrit, këtë herë jo në Superiore, por në kampionatin kroat. Varazdin ka mposhtur me shifrat 2-1 skuadrën e Goricës, që këtë sezon po kalon një formë mjaft të mirë dhe këtë e vërteton edhe fakti që renditet në vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit.

Titullar nga minuta e parë kanë qenë të dy mbrojtësat shqiptarë, që janë dalluar në fushë për paraqitjet e tyre me ekipet respektive. Gorica kaloi e para në avantazh gjatë këtij takimi, por në fund fitores i është gëzuar Jorgo Pëllumbi, teksa Varazdini përmbysi gjithçka në minutat e fundit të ndeshjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *