“Derbi? Shpresoj të vendosi Ibra“, Donaruma tregon ëndrrën e tij: Liga e Kampionëve, rikthim ku e meritojmë

Fundjava rikhten përsëri Derbin e Madoninës, teksa Milani dhe Interi do të sfidojnë njëri-tjetrin. Entuziasmi nuk mungon në radhët e kuqezinjve dhe këtë e pohon vetë Donaruma, i cili në një intervistë për “Sky Sport” shprehet se të dielën duhet luajtur një lojë e shkëlqyer, ku dëshira e tij është që derbi në fund të vuloset nga Zllatan Ibrahimoviç. Portieri i Milanit thotë se “djajtë“ do të vazhdojnë luftën për titull, ndërsa arritja e objektivit për Ligën e Kampionëve do të ishte rikthimi i Milanit në vendin ku e takon.

Derbi

“Ne të gjithë jemi entuziastë dhe të vetëdijshëm se do të duhet të luajmë një ndeshje të shkëlqyeshme për të sjellë në shtëpi një rezultat pozitiv. Shpresoj se do të luajmë një lojë të shkëlqyer, nëse mbyll sytë, shpresoj që Ibrahimoviç të vendosë”.

Momenti më i bukur në karrierë

“Pas Super Kupës kundër Juves. Ky ishte një moment i pabesueshëm, trofeu i parë me Milanin, i paharrueshëm. Por ky është një nga momentet më të mira”.

Milani më i fortë

“Sigurisht, ne jemi më shumë një skuadër. Unë nuk e di nëse Milani është më i fortë, por tani ne jemi më shumë një ekip, jemi mirë së bashku, argëtohemi dhe jemi një grup i shkëlqyeshëm. Unë mendoj se kjo është gjëja themelore për të synuar lart”.

Titulli kampion

“Është një Milan që mund të luftojë, që nuk duhet të kënaqet. Qëllimi ynë është Liga e Kampionëve, por ne do t’i bëjmë llogaritjet në fund të fundit”.

Liga e Kampionëve

“Është një ëndërr ta luash, të kthehesh atje do të thotë ta sjellësh Milanin atje ku e meriton”, ka deklaruar Xhixhio Donaruma./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *