Partizani dhe Tirana do të rikthehen si një ndeshje vitrinë për Superioren. E gjithë Shqipëria mban sytë nga derbi i kryeqytetit që do të luhet në ditën e hënë në orën 19:00. Pavarësisht zërave për organizimin e saj në stadiumin e ri të Partizanit, përballja do të zhvillohet në Air Albania.
Tifozeritë e zjarrta të dy ekipeve, bardheblutë që ndodhen në sektorin jugor dhe të kuqtë në atë verior, do të paguajnë bileta me vlerë 500 lekë. Tribuna përballë në të dyja katet do të kushtojë 1000 lekë. Sa i përket tribunës qëndrore, sektorë të ndryshëm japin variacione të çmimeve me 3 dhe 4 mijë lekë të reja. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/