Derbi dhe pandemi! Lacio i sulet shefit të infektivit në Itali: Lëre futbollin, po shiko gjej vaksinën

Nga Klaudio Ndreca

Tone të ashpra vazhdojnë të fliten në Itali sa i përket futbollit dhe mundësisë për t’u rikthyer. Disa skuadra kërkojnë që të nisë menjëherë stërvitja, por ata që janë në vijën e parë me Koronavirusin, kërkojnë që të pritet më tepër.

Në këtë linjë mendimi ishte edhe shefi i departamentit të sëmundjeve infektive në Itali, Giovani Rezza. Ky i fundit është shprehur se nuk do të firmoste për një rikthim të menjëhershëm pasi futbolli është një sport që nuk i eviton dot kontaktet dhe kjo rrit më shumë mundësinë për t’u infektuar me Koronavirus.

I njohur edhe si një mbështetës i Romës, ndërsa me këtë qendrim del tërësisht kundër qëllimit të Lacios, këta të fundit nëpërmjet zëdhënësit të tyre për shtyp Arturo Diaconalen kanë reaguar ashpër duke e këshilluar Giovani Rezzan që të punojë për të gjetur vaksinën ndaj COVID-19 dhe të lërë futbollin. /Sport Ekspres/