Dënimi shembullor vjen nga Italia, tifozi i ekipit të Kumbullës dënohet me 10 vite larg stadiumit
Rracizmi në futbollin italian vazhdon të jetë një fenomen shqetësues, megjithëse klubet kanë nisur të tregohen më të ashpra, duke marrë masa të forta për të luftuar këtë fenomen. Një vendim i rreptë ka ardhur së fundmi edhe nga ekipi i Hellas Verona, që ka dënuar kreun e ultrasve “Forza Nuova”, Luca Castellini.
Këtij të fundit i ndalohet hyrja në stadiumin Bentegodi të Veronës për 10 vite, ndërsa shkak ka qenë sjellja e tij rraciste ndaj Mario Balotellit në ndeshjen që Verona luajti kundër Brescias. Ndërkohë Verona nuk e ka toleruar aspak këtë situatë të shfaqur nga Castellini, që duket se nuk ka shfaqur shenja pendese për veprimet e tij ndaj “Supermarios” duke deklaruar: “Ai kurrë nuk do të bëhet një italian. Edhe Verona kishte një njeri me ngjyrë në fushë, por u duartrokit nga i gjithë stadium”.
Lajmi i mohimit të hyrjes në stadiumin “Bentegodi” të Luca Castellinit është bërë me dije nga vetë klubi veronez, që në një deklaratë për shtyp është shprehur se sjellja e ultrasit të tyre bie ndesh me parimet dhe vlerat e Hellas Veronës./Sport Ekspres/