Dëmtimi i Michael Ngo-s në repartin e sulmit i ka prishur disi planet e trajnerit dhe drejtuesve të Tiranës që tashmë duhet të gjejnë zëvendësuesin e tij. Media shqiptare “Supersport” deklaron se Tirana është në tratativa për të transferuar brazilianin David De Silva i cili dalloi vitin e kaluar me Kastriotin.
David De Silva u largua këtë sezon në ligën e dytë të Portugalisë, teksa aktivizohet tek skuadra e Covihla-s. Fatkeqesisht, në këtë ekip David De Silva nuk arriti të ketë formën qe kishte tek Kastriotit. Në 5 muaj tek skuadra portugeze, braziliani nuk ka arritur të shënojë asnjë gol./Elio Hajdari-Sport Ekspres/