Dëmtimi i Marselos, arsyeja është e pabesueshme!

Mbrojtësi i Brazilit, Marselo, u zëvendësua dje që në fillim të ndeshjes kundër Serbisë dhe dukej qartë që kishte dhimbje të mëdha, por nuk u kuptua për çfarë dëmtimi bëhej fjalë realisht.

Pas ndeshjes mjeku i kombëtares braziliane Rodrigo Lasmar ka shpjeguar gjithçka: bëhet fjalë për një ngërç në muskujt e shpinës, që nuk e lejonin Marselon të sforcohej.

Arsyeja e dëmtimit është e pabesueshme: “Dysheku i hotelin që po qëndronim në Moskë mund të jetë arsyeja, pasi Marselo nuk ka fjetur mirë. Është ende herët për të dhënë një diagnozë të qartë, Marselo u ndje më mirë pas fizioterapisë që kryem në stadium, por duhet pritur edhe 24 orë. Të shohim në ditët e ardhshme, si do t’i përgjigjet mjekimit Marselo. Nuk e dimë ende a do të jetë gati për ndeshjen e ardhshme, sepse nuk është një dëmtim i vërtetë”.

Vetë Marselo shkroi në Twitter: “Do të kthehem shumë shpejt. Falë Zotit, nuk ishte asgjë serioze. Jam shumë i lumtur për fitoren”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *