Dele Ali “zhduket” nga ekipi, trajneri: Ndoshta nuk vjen se po bie shi, po përpiqemi ta gjejmë ku është

Pritej të ishte një nga lojtarët më të mirë në botë, por karriera e tij mori një rrjedhë të papritur. Nga Totenhemi në Premier Ligën e Anglisë, Dele Ali ka përfunduar në radhët e Beshiktashit në Turqi. Madje edhe në kampionatin turk po has jo pak vështirësi.

Lojtari anglez është larguar nga skuadra dhe nuk është rikthyer edhe pas pushimit të dhënë nga klubi. Trajneri i Beshiktashit nuk ka nguruar as ta thumbojë Dele Alinë, teksa shprehet për mediat se ndoshta 26-vjeçarit nuk i ka pëlqyer koha me shi.

“I dhamë Dele Alisë leje për një pushim të vogël, nuk është kthyer ende. Është duke rënë shi, me shumë mundësi prandaj nuk ka ardhur. Po përpiqemi të gjejmë se ku është“, ka thënë Senol Gynesh./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *