Deklarata e Pikes në televizion rrezikon dënim shembull: Si të mos vërshëllejnë arbitrat për Realin?

Komisioni i Disiplinës në Spanjë ka hapur një çështje kundër futbollistit të Barcelonës, Xherard Pike. Ky i fundit rrezikon dënimin shembullor që pritet ta lërë edhe më gjatë jashtë fushës së blertë, ndërkohë që është duke kaluar edhe dëmtimin.

Por çfarë ka thënë Pike? Gjatë një intervistë të dhënë për një televizion, fjalët e mbrojtësit të Barcelonës ishin të pakta, por mjaftueshëm sa për të goditur gjithë kupolën drejtuese të futbollit spanjoll.

“85% e arbitrave janë nga Madridi. Si mund të mos vërshëllejnë arbitrat për Realin e Madridit”. Këto fjalë të thëna nga ana e Pikes rrezikojnë që ta dënojnë mbrojtësin nga 4-12 ndeshje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *