Dejvi Bregu ishte protagonist në ndeshjen e sotme mes Sakaryaspor-it dhe Bolusporit. Futbollisti shqiptar gjeti rrugën e rrjetës në barazimin 1-1. Ish-lojtari i Teutës shndërroi në gol një penallti në minutën e 40 të takimit.
Fatkeqësisht për të kundërshtarët barazuan në minutën e 87 me anë të Akyuz-it. Ky ishte goli i pestë sezonal për Dejvi Bregun, i cili gjithashtu numëron edhe 5 asist me fanellën e Bolusporit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/