Dedja zyrtarizon tre afrime: Kam besim për pikë në Durrës

Arjan Likja

Trajneri i Lushnjës, Hysen Dedja, në një prononcim për “Sport Ekspres” është shprehur optimist për ndeshjen e sotme me Teutën. Verdhejeshilët do të kërkojnë rezultatin pozitiv në një përballje me një rival direkt. “Kemi pasur një muaj kohë në dispozicion dhe kemi zhvilluar një mikro-cikël të mrekullueshëm, në kushte shumë të mira në resortin “Tropikal”. Ka pasur një impenjim maksimal nga të gjithë, por nuk kanë munguar edhe traumat. Për Sefën mendoj që ndaj Teutës është i gatshëm.

“Gava është gjysmë i gatshëm, por do të vijë me grupin. Objektivi është rezultati pozitiv, me vlerësim maksimal të kundërshtarit. Kemi një skuadër të mirë përballë dhe luajmë në fushën e tij. Por na intereson shumë rezultati dhe do të bëjmë gjithçka për të. Kam biseduar gjerë e gjatë me skuadrën dhe kam shumë besim te forma e lojtarëve. Khatsukov, Përgjini dhe Allkanjari do të jenë pjesë e Lushnjës për periudhën në vazhdim”, – deklaroi trajneri Dedja.

PËRGATITJET – Për një periudhë 10-ditore Lushnja u stërvit në “Tropikal”, por me kthimin në shtëpi u përball me mungesën e një terreni stërvitor. Lagunarët janë stërvitur dje prapa portave, në kushte shumë të vështira. Një problem i stërzgjatur, që ende nuk po gjen zgjidhje. Kapiteni Sefa pritet të luajë sot, ndërsa Gava do të udhëtojë bashkë me skuadrën, por mund ta nisë nga stoli.

Formacioni i mundshëm i Lushnjës

Spaho – Magani, Prençi, Bufasi, Mone – Meto, Alushi, Papa, Pepa – Canka, Sefa   

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *