Dedja: Goli në shtesë peng i madh, do të ndërhyjmë në merkato

Trajneri i Lushnjes, Hysen Dedja, ka pse ta shohë gotën gjysmëplot, pas humbjes 1-0 ndaj Flamurtarit në shtesë. Pikërisht goli në shtesë është peng, por gjithçka tjetër kënaq shkodranin.

Goli në shtesë – “Është peng i madh të mundesh ashtu. Shkova pas ndeshjes në dhomat e zhveshjes dhe e përgëzova skuadrën. Dhamë gjithçka, kemi luajtur shumë mirë, lojtarët bënë më të mirën dhe mund të fitonim edhe ne, kur goditëm shtyllën, ndërsa u mundëm në fund, me atë gol të pabesueshëm. Skuadra e interpretoi shumë mirë ndeshjen, tregoi vlera dhe i bëri ballë mirë një rivali për fronin. Ishte fat i keq, sepse mund të merrnim më tepër nga ky takim.

E ardhmja – “Na është premtuar ndërhyrje në merkato, klubi do të na mbështesë deri në fund dhe jemi të bindur se situata do të përmirësohet. Kemi shumë besim, përtej rezultateve dhe renditjes. Skuadra është e përbërë nga lojtarë me shumë dëshirë, po japin gjithçka, por kemi nevojë për përforcime, në të tre repartet. Do të ndërhyjmë në janar”.

Përgatitja fizike – “Po ta shohësh kontingjentin, na duhen ndërhyrje në merkato. Kur kam thënë që nuk jemi mirë fizikisht, e kisha për kushtet që ka punuar skuadra dhe shtrimi i fushës na ka ndihmuar në këtë aspekt, por kemi nevojë për përforcime”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *