Hysen Dedja është dorëzuar, praktikisht. Ndeshja kundër Vllaznisë ishte ndoshta shansi i fundit për të shpresuar te mbijetesa dhe u dogj, ndaj tashmë shanset për qëndrim në Superiore janë thuajse zero dhe shkodrani e di mirë.
“Qysh kur fillova punë e kam thënë se do të luftojmë deri në fund për mbijetesë, por me rivalin direkt Vllaznia, në fushën tonë, u mundëm dhe është një goditje shumë e rëndë. Që kur erdha thashë se do të punonim sa më shumë dhe kemi punuar. Sot nuk e prisja këtë humbje, edhe pse na mungonin për kartonë Canka e Alushi. Në pjesën e parë ishim të kujdesshëm në fazën mbrojtëse, nuk rrezikuam, por në pjesën e dytë patëm shanse për të kaluar në avantazh dhe Vllaznia na goditi me gjuajtjen e parë reale në portë. Më pas skuadra u godit moralisht dhe erdhi edhe goli i dytë.
“Më mundi Vllaznia ime? Dua ta shoh sa më lart, por jo kur jam unë përballë saj, mendoj vetëm për skuadrën time.
Premio? Nuk është hera e parë që kemi premio, Këshilli Bashkiak ka vendosur premio gjithnjë, kemi pasur 250 mijë lek të vjetra për futbollist në çdo ndeshje të fituar”.