Marvin Cuni është rikthyer si titullar te Frosinone. Pas disa javësh kampionat, lojtari i cili debutoi me sukses me kuqezinjtë ka luajtur nga minuta e parë kundër Cagliarit. Një ndeshje e mirë e Cunit e cila u mbyll para kohe.
Në minutën e 56, Cuni u dëmtua dhe duhej t’i linte vendin e tij Cheddira. Në atë moment Frosinone po kryesonte me shifrat 0-3, por më pas mbërriti kthesa e madhe e Cagliarit. Vendasit shënuan edhe dy herë të tjera në shtesë me anë të Pavoletit duke i dërguar shifrat në 4-3. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/