Debutoi me ekipin e parë të Leçes, trajneri ngre në qiell talentin shqiptar: Ishte më i miri në fushë

Medon Berisha ka debutuar sot me ekipin e parë të Leçes, e cila ka humbur me shifrat 2-4 kundër Parmës në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë. Mesfushori shqiptar ka lënë një përshtypje mjaft të mirë te trajneri D’Aversa. Ky i fundit ka thënë në deklaratën për mediat se Berisha ishte më i miri në fushë.

“Ai ka treguar se nuk është një lojtar i ri i Primaveras . Nëse më duhet të analizoj më të mirën në fushë, ndoshta do ta zgjedh atë”, ka thënë Roberto D’Aversa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *