Më në fund, Armando Sadiku ia ka dalë. Ferrari ka lënë garazhin, edhe pse goma është çarë që në rrugën e parë… Në fakt, një goditje në portën në pjesën e parë ndaj Betisit bëri që portieri kundërshtar ta ndalonte, me një pritje të bukur. Më pas, një ndeshje e luajtur me grinte dhe shumë dëshirë, por Betis realizoi dy herë, teksa një ndërhyrje solli edhe kartonin për futbollistin e Shqipërisë. Në pjesën e dytë, në minutën e 64-t, trajneri vendosi të aktivizonte Xhampaolo Pacinin, që gjithashtu nuk gjeti dot golin. Betis fitoi 0-2 dhe kjo vendos në pozita edhe më të vështira Levanten.