Debati/ “Pse nuk fut në lojë Demollarin dhe Kushtën?”, Shytaj i kthehet Kaçajt: Po janë nga 60 vjeç o burrë

Një debat i madh në “Pressing” ka ardhur për listën e yjeve të Kombëtares që do të zbresin në “Air Albania” në ditën e nesërme. Disa figura të njohura dhe të hershme te Shqipëria kanë shfaqur pakënaqësinë e tyre për mungesën në listë. Salvador Kaçaj nuk është rezervuar me fjalët e tij, duke u shprehur i habitur sesi mungojnë emra si Sokol Kushta dhe Sulejman Demollari. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i drejtorit të përgjithshëm të Teutës, Artan Shytaj. /Sport Ekspres/

Salvador Kaçaj: “Nuk e kuptoj, është e qëllimshme. Si mund të lësh jashtë emra si Kushta dhe Demollari?”.

Artan Shytaj: “Po mirë mo burrë se janë nga 60-vjeç. Si kërkon që të luajnë futboll tani…”

Salvador Kaçaj: “Duhej t’i kishin marrë”.

Artan Shytaj: “Ka emra që duhej të gjendeshin në atë listë, kështu mendoj dhe unë, por nesër duhej të shkojmë dhe t’i mbështesim ata që janë”.

Salvador Kaçaj: “Këto emra që thashë duhej t’i merrnin dhe t’i fusnin nga 10 minuta”.

Gerti Çarçani: “Më vjen një mesazh dhe thotë që Kaçaj s’kualifikohet se është mbipeshë”.