Debate për listën e yjeve, Andi Lila: Del dikush dhe sheh ëndrra, duhej të ishin 200 lojtarë aty

Shumë debat ka pasur për listën e yjeve të Shqipërisë, ndërsa legjendat e Kombëtares do të zbresin në ditën e nesërme në “Air Albania”. Atje do të marrin pjesë edhe yjet e Turqisë, Greqisë dhe Italia. Në një intervistë për “FAX Web”, kreu i Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë, Andi Lila, ka sqaruar pak më tepër sesi do të procedohet me këto ndeshje. Gjithashtu i është dhënë një përgjigje edhe shumë diskutimeve të hapur për emrat e munguar në listë.

“Është hera e parë që ndodh që 4 skuadra të jenë të pranishme në stadiumin “Air Albania”. Kjo ndeshje është ndeshje zjarri sepse po luan ai brez futbollistësh që kanë bërë histori me komnbëtaren tonë, kështu që mendoj se tifozët mezi po e presin. Të na bashkohen për një kauzë të jashtëzakonshme.

Ndeshja do të fillojë në orën 18:00, njerëzit duhet të vijnë në stadium pak më herët sepse do të ketë edhe një festë. Do të luhen dy gjysmë-finale nga 30-35 minuta. Nëse barazojmë do të ketë penallti. Arbitret do të jenë femra sepse duam të jemi gjithëpërfshirës. Akoma nuk i di emrat e arbitreve, por duam t’ju japim dorën. Unë kam shumë besim, është ndeshje e thjeshtë.

Jemi lodhur shumë me këtë projekt sepse kemi më shumë se një muaj që merremi. Kemi lënë edhe familjet pas dore për këtë periudhë, kështu që mund të ketë edhe pakënaqësi. Kriteri ynë ishte që të ishim një skuadër gjithëpërfshirëse, ja kemi arritur ta kemi, kështu që jemi në rrugë të mbarë, por për qejfmbetjet do t’i flasim një herë tjetër.

Është një kauzë shumë më e madhe sesa të gjithë ne. Edhe kemi gabuar, jemi të rinj. Ndoshta dikush ka fol, duhet të ishte pajtetër, duhet të ishin edhe 200 të tjerë, por futbolli luhet vetëm me 11 lojëtarë. Të gjithë do ta kenë emrin te stadiumi, kush ka kontribuar. Tani se del dikush dhe sheh ëndrra, kjo është një kauzë e tërmetit”, ka thënë Lila. /Sport Ekspres/