“Procesi Sportiv” ka nisur menjëherë me një debat të nxehtë gjatë mbrëmjes së sotme. Andi Lila ka pasur një debat me Gëzim Sinematin, pasi ky i fundit e kishte akuzuar më herët për mungesën e trasparencës për ndeshjen e yjeve. Lekët e mbledhura nga biletat do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti dhe akuza ishte e rëndë.
Për këtë arsye, futbollisti i Tiranës është shprehur: “Njerëzit në Shqipëri shohin vetëm gjëra negative, këtu ka shumë energji të tillë. Një prej personave me energji negative është edhe Gëzim Sinemati. Unë mendoj se ligji anti-shpifje duhet edhe për këta persona të sportit, që të mos dalin fare në televizor. Nuk ka fare etik gazetarie dhe më thotë që nuk ke bërë transparencë. Unë e kam bërë dhe duhet të kërkoj falje për këtë gjë”, ka thënë Lila. /Sport Ekspres/