Dashuria për klubin po i kushton shumë, zbardhet edhe vendimi për Kaçen te Shqipëria

Në ditët në vijim pritet të publikohet edhe lista e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Reja për ndeshjet e radhës së nëntorit, ku Kombëtarja e Shqipërisë do të ketë përballë Andorrën dhe Francën dhe do të mbyllë në këtë mënyrë edhe këto kualifkuese të Euro 2020.

Ndërkohë “Sport Ekspres” mëson se mesfushori shqiptar, Ergys Kaçe, do të mbetet sërish në listën e pritjes për kuqezinjtë, duke mos arritur të jetë pjesë e grupit që trajneri italian do të ketë nën urdhërat e tij për ndeshjet e radhës. Mbetet disi e pakuptueshme se si një lojtar si Kaçe nuk po arrin të japë më të mirën e tij dhe të mos gjejë hapësira të mjaftueshme në klubin grek të Paok-ut, duke ditur mjaft mirë potencialin apo aftësitë që ai zotëron.

Ekipi nga Selaniku ka në pronësi kartonin e shqiptarit, por në mënyrë paksa të pashpjegueshme e dërgon në huazim drejt ekipeve të tjera dhe historia vazhdon prej vitesh. Një histori e tillë e përsëritur shpesh nga klubi grek duket se ka sjellë edhe vështirësi te Kaçe, pasi i duhet të përshtatet dhe të ambientohet shpesh me ekipe të reja. Ndërkohë që në këtë rast duhej të kishte një vendim të saktë dhe të prerë, për t’u larguar apo qendruar te PAOK-u.

Pikërisht kjo paqendrueshmëri në një ekip të vetëm ia ka vështirësuar punën edhe te Kombëtarja e Shqipërisë, duke mos u përfshirë në listën e parë por në atë të pritjes, edhe pse për hir të së vërtetës aftësitë nuk i kanë munguar asnjëherë./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online