Amir Rrahmani po shkëlqen në Serinë A me Napolin. Në ekipin më në formë të elitës së futbollit italian, mbrojtësi shqiptar është titullar i padiskutueshëm. Më parë Rrahmani ka qenë edhe pjesë e Superiores, duke mbajtur fanellën e Partizanit.
Por tani Rrahmani është duke luajtur në majat e futbollit europian. Duke parë rritjen e formës së futbollistit, Napoli ka vendosur që të nënshkruajë një kontratë të re me Rrahmanin deri në vitin 2027. /Elio Hajdari-Sport Ekpres/