Daniel Xhafaj: “Flamurtar, ndrysho! Skënderbeun ta ndihmojnë veteranët e skuadrës”

Daniel Xhafaj ka qenë një ndër sulmuesit  më të mirë në Superiore në dekadat e fundit, me një mesatare goli të jashtëzakonshme, thuajse një gol çdo dy ndeshje. Tani ish-sulmuesi shpreson të ketë karrierë profesioniste si trajner, pasi po kryen kualifikimet e nevojshme dhe ndërkohë është pjesë e një akademie në Amerikë.

Gjithsesi, në një intervistë për Supersport, Xhafaj pranon se i mungon futbolli dhe do ishte gati të kthehej në Shqipëri, për ndonjë projekt serioz si trajner: “Ndarja nga futbolli ka qene çasti më i vështirë i jetës time, duhej të zgjidhja mes pasionit dhe familjes time, zgjodha këte të dytën. Tani jam pjesë e enje akademie serioze, dhe është një mision i veçantë te përçoj njohuritë e mia tek brezi i ri.

“Trajner në Superiore? Kam një projekt në kokë, një projekt 3-4-vjeçar dhe nëse vjen një ofertë nuk do ta refuzoja”.

Xhafaj nuk i shmanget dot temës Flamurtari, pasi bëhet fjalë për klubin e vendlindjes, ku është rritur si futbollist: “Flamurtari është skuadra e qytetit tim dhe më e veçanta për mua, largimi im nga Flamurtari më ka lënë një shije të hidhur. Me vjen keq që prej vitesh skuadra nuk po ecën, për mendimin tim duhet të ndryshojë gjithçka, duhet nisur nga e para. Nëse ti gabon dhe nuk ndryshon, atëherë do të thotë se të pëlqen dështimi, me pak fjalë dështimi është i klubit”.

Xhafaj flet edhe për Skënderbeun, që tashmë është në një moment kritik: “Ata lojtarë që kanë 4-5 vite aty e kanë detyrim moral të qëndrojnë për ta mbajtur Skënderbeun në nivele të larta”.

A prodhon më sulmues cilësorë Shqipëria? “Sulmues dalin, por ngaqë një pjesë transferohen menjëherë jashtë vendit duket sikur nuk prodhon më kampionati shqiptar, ndërsa në nuk e kishim aq të thjeshtë të gjenim një klub jashtë vendit”, përfundon Xhafaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *