Dani Alvesh ka përfunduar në burg pasi u akuzua se kishte shkuar me një vajzë në një klub nate pa dëshirën e saj. Ish-futbollisti i njohur po e shfrytëzon këtë moment dhe ka ngritur një biznes pas hekurave, duke jetuar sërish si Zot.
Braziliani ka menduar se një biznes shumë i mirë mund të ishte autografi. Kështu, familjarët e të burgosërve të tjerë po fusin fanella për njerëzit e tyre. Nga ana tjetër, Alvesh i merr ato, i firmos dhe më pas fanellat u shpërndahen sërish të burgosurve.
Kjo firmë nuk është falas, ata duhet ta paguajnë Alvesh me para ose me paketë cigare dhe produkte të ndryshme që gjenden në burg. Ditët e fundit thuhet se kërkesa është katërfishuar. /Sport Ekspres/