Trajneri i Partizanit Klevis Dalipi ka analizuar humbjen me Kukësin. Numri 1 i Partizanit e pranon se skuadra e tij bëri shumë pak për të marrë pikë në “Zeqir Ymeri”. Në të njëjtën kohë, timonieri i “demave” foli dhe me emra konkret sa i përket mungesave dhe lojatrëve që ishin në fushë.
“Mungesat e bënë më të vështirë, pasi të lëvizsh shumë lojtarë nuk është e lehtë. Dua të veçoj mungesën e Ibrahimit, që deshëm ta plotësonim me Prognin. Mbrojtja duhet të ketë mentalitet mbrojtës, tërheqja e Prognit na hoqi agresivitetin para. Ishte minus si në prapavijë edhe në sulm. Belica nuk mund të aktivizohej dhe u mundova të aktivizoja Atandën, i cili nuk bëri keq, por koha e gjatë jashtë fushe bëri që të mos paraqitej mirë. Belica dhe Gojkoviç merren vesh mirë edhe prej gjuhës dhe në momente të caktuar nëse do kishte komunikim më të mirë do evitohej goli i parë. Duhet të ishim me këmbë në tokë. Kishim fituar disa beteja dhe jo luftën. Këtë ju a thash lojtarëve. Kisha punuar për të ulur euforinë dhe atë ndjesi jo të mirë e pash në minuta e para. I porositë lojtarët që nuk do na lejonte terrine. Do bënim luftë në kontrastet dhe të dilnim në lojna tonë me kalimin e minutave. Për meritë dhe të Kukësit që i shfrytëzoi mirë episodet dhe shkoi në avantazh të dyfishtë. U mundova që ti zgjoj lojtarët në pushim, pasi nuk është kjo fytyra e skuadrës tonë. Nuk shfaqëm asgjë të mirë q kemi bërë në 5 javët e fundit. Lojtarët me eksperiencë por dhe ato që luajnë, një fanellë që e luajnë duhet ta meritojnë. Fanella vlen më shumë se çdo lojtarë. Duhet të shkojnë me punë jo me fjalë. Duhen vepra si 5 javët që kemi zhvilluar. Lojtarët nuk e ulin grindën në çdo ndeshje”.
“Një ish lojtar di çfarë t’i kërkojë lojtarëve. Kemi 1 javë kohë për të përgatitur ndeshjen me Skënderbeun dhe do jap indikacionet e duhura për ta çuar skuadrën aty ku duhet pasi nuk ishte koj fytyra e skuadrës time”.
“Humba një pikë si Belica, të cilin e kisha caktuar sot me Gurin në një ndeshje të tillë. Nuk e di nëse është faull te goli i parë. I kisha porositur për ndonjë bllok të mundshëm. Goli i dytë erdhi nga një rivënie anësore dhe pasimi i Gurit më pas solli golin. Na mungoi agresiviteti dhe dëshira për të fituar çdo top në çdo cep të fushës. U prishën më pas ekuilibrat”.
“Logjikisht ne e kemi thënë që do tentojmë në Kupat e Europës. Matematika na e lejon dhe do synojmë vendin e dytë dhe në këto 7 javë. Kam besim te Atanda, por kishte shumë kohë pa luajtur dhe fati i keq në një ndeshje specifike u bë ai që të mos plotësohej hendeku i mesit. Belica kishte një problem në shpinë dhe nga dje në sot nuk ishte i mundur që të luante. Bëmë të pam7undurën për ta rikuperuar, por vendosëm që të bënim ndryshimin edhe pse ishim përgatitur për këtë situatë”.