Nikola Kaliniç është larguar bujshëm nga kombëtarja kroate dhe lajmi i publikuar paradite en e sotme nga 24Sata në Kroaci ka rezultuar i vërtetë, madje është konfirmuar edhe nga trajneri i kombëtares kroate, Zllatko Daliç.
Me një komunikatë për shtyp, Daliç ka dhënë versionin e tij të ngjarjes.
“Në ndeshjen kundër Nigerisë Kaliniç po bënte nxehjen, por kur i kërkova që të aktivizohej me tha qe kishte një dhimbje në shpinë. Të njëjtën gjë me tha edhe pas miqësores që luajtëm në Angli ndaj Brazilit, po ashtu edhe në stërvitjet e ditëve të fundit. Për këtë arsye, vendosa që ta nis në Kroaci, duke qenë se nuk na shërbente në këtë gjendje”.
Një deklaratë e shkurtër, por kuptimplotë, sepse sulmuesi i Milanit nuk e pranon rolin e tij si rezervë dhe bën numra, duke e mbyllur praktikisht me Kombëtaren, sepse askush mund të bëjë të tilla gjëra në Kupën e Botës, aq më shumë Kaliniç, që këtë sezon ka qenë mediokër te Milani dhe nuk ka shans të luajë titullar para Manxhukiç.