Daja flet hapur për Skënderbeun: Mund të më shkarkoj edhe Takaj, mendoja se do na hiqej dënimi

Skënderbeu e ka mbyllur vitin 2019 në zonën e ftohtë, në vendin që të dërgon në “Play-Off”. Por duke parë situatën te korçarët, askush tjetër nuk mund t’i dilte për zot kësaj skuadre veçse Ilir Dajës. Ky i fundit nuk ka ndërmend ta braktis klubin pavarësisht momentit të vështirë. Në emisionin “Pressing” ka folur edhe për mënyrën sesi mori Skënderbeun.

“Kur jam rikthyer te Skënderbeu, më ka telefonuar Ardjan Takaj. Kur kemi biseduar, fjala ishte që dënimi nga Europa do të na hiqej. Nuk ka ndodhur ashtu dhe unë nuk mund të dilja nga fjala. Gjithmonë e mbaj premtimin tim dhe kjo është pjesë e karakteristikave të mia. Nuk mund të largohesha. Gjithashtu nuk mund të them se do të qendroj deri në fund të kontratës, por nuk do të kërkoj dëmshpërblime financiare, pasi nuk erdha për lekë te Skënderbeu. Do të punoj deri në atë moment kur do të shoh se lojtarët do të më përgjigjen. Por gjithashtu mund të më shkarkoj edhe presidenti Takaj.

Jam trajner i Skënderbeut dhe do të vazhdoj të jem pjesë e tij. Do të vazhdoj edhe në vitin në vazhdim, pasi kështu kam bërë gjithmonë. Sigurisht që ky është moment i vështirë, por Ilir Daja nuk ndryshon.

E dëgjova komentin e Starovës që Skënderbeu luan vetëm për të prishur punën. Ne luajmë për një qytet që ka një edukat të veçantë në futbollin në Shqipëri, luajmë për fanellën që i ka dhënë tonin sportit shqiptar. Starova duhet të mos bëjë vetëm statistikat, por si trajner duhet të bëj edhe një analizë dhe të mos ta shkëpusi nga realiteti i Skënderbeut. Jemi i vetmi ekip në Europë që e kemi një problem të tillë që të tjerë mund të mos e kishin nisur garën”, ka thënë Daja. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online