Daja: Fitore e madhe, me mungesa pa fund

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, nuk e fshehu kënaqësinë pas fitores ndaj Partizanit, sfidë e fituar pavarësisht nga vështirësitë e shumë.

“E kishim menduar që do ishte një ndeshje e vështirë, sepse kemi pasur shumë probleme me gjendjen gripale. Gjysmën e ekipit nuk e kisha në dispozicion gjatë gjithë javës. Mici dhe Vangjeli sakrifikuan, gjithashtu mungonin Jashanica dhe Lilaj.  Gjithçka që ndodhi sot është e pranueshme për shkak të mungesave.  Nuk na kishte ndodhur kurrë më parë kjo situatë e disfavorshme”.

Fati ishte me Skënderbeun, pasi goli doli pa dashje: “Unë do të thoja që futbolli ka edhe fatin me vete, pavarësisht se nuk ishim në ditën më të mirë. E dinim që Partizani do ta luftonte shumë ndeshjen e sotme. Kjo ndeshje është kthyer në një “derbi”. Kampionati vazhdon dhe nuk duhet ta ulim ritmin. E rëndësishme është që morëm trepikëshin. Në qoftë se arrijmë një stad, duhet të kërkojmë një tjetër nivel.

Soue i izoluar: “Nuk është faji i tij. Duhej që ose Xhejms ose Gavazaj të shkonin dhe të plotësonin thellësinë. Në qoftë se një lojtar sulmues nuk ka mbështetjen e linjës së parë dhe të dytë është i vetëm edhe duhet të shkojë të goli, vetëm nëpërmjet veprimeve individuale. Besoj se nuk është problemi i Souesë, por i mbështetjes më shumë.

Nimaga duket pa gjendje fizike: “Nimaga për vetë mënyrën e stërvitshmëritë që ka pasur gjatë kësaj periudhe. Javës që shkoi mungoi 4-5 ditë. Situata që unë përmenda bëri që të startonte në 11-shen e parë. Nuk mund të ketë gjendjen e duhur, nuk  ke vazhdueshmëri në stërvitje. Ky është shkaku kryesor. Edhe Nimaga edhe Dita, janë me tipare mbrojtëse. Me futjen e Muzakës, ekipi gjen rrjedhën e duhur në manovrën e sulmit.

“Dënimi i mundshëm nga UEFA? E mendoja më të vështirë situatën. Ne kemi pasur mbështetjen e lojtarëve më me eksperiencë. Ata kanë qenë shumë motivues”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *