Partizani do të përballet në ditën e nesërme kundër Laçit. Të kuqtë vijnë pas fitores së parë në kampionat dhe me ditët e pushimit nga periudha e Kombëtareve, pritet që ekipi i Dajës të gjejë vazhdimësinë. Megjithatë trajneri i të kuqëve ka pasur pakënaqësi për kalendarin dhe datat e ndarjes së ndeshjeve, duke parë edhe angazhimin në Kupë.
“E kam me organizatorët e Kupës. Duhet të vazhdojmë me dy data edhe në kampionat, shoh diferencim në dëm të Partizanit. Nëse i referohemi Kupës, prioritet është kampionati i kaluar. Vjet kemi qenë sipër, bashkë me Laçin. Ne luajmë për tre ditë, të tjerët kanë 4-5 apo pesë ditë dhe kanë kohë të rikuperohen. Nuk është pozitive, pasi duhet të jemi të barabartë me të tjerët. Presim të kemi mbështetjen e tifozëve tanë nesër, kemi nevojë dhe është gjë e mirë që u kthye në Tiranë”, tha Daja. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/