Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, është në një pozitë të vështirë, sepse duhet të mbajë ekipin të përqendruar deri në finalen e Kupës, por ndërkohë duhet të durojë edhe akuzat, sepse Skënderbeu i javëve të fundit është kthyer në Dinamon e fillimit të kësaj dekade, duke hapur portën ndaj rivalëve që kanë nevojë për pikë.
Sipas Dajës, e gjitha lidhet me motivimin e paktë, si dhe me rotacionin masiv për shkak të lodhjes së titullarëve: “Nuk luajmë për Vllazninë dhe asnjë ekip tjetër. Kemi politikat tona dhe po ju them se nëse do ta kishim mbyllur kampionatin që me Kukësin, po e njëjta gjë do të kishte ndodhur. Do t’u kishim dhënë minutazh lojtarëve me pak minuta në këmbë gjatë kampionatit, por edhe të rinjve të ardhur nga U-19.
“Ekipi nuk mendon më për rezultatin, sepse kampionati është mbyllur. Motivimi nuk është maksimal. Nuk i kërkohet rezultat një ekipi që riformatohet që nga porta e deri te sulmi. Në Gjirokastër luajti Soue për të mos i hequr të drejtën të finalizojë atë që ka bërë gjatë gjithë kampionatit. Ai u dëmtua me Luftëtarin dhe nuk kemi bërë asgjë kundër një futbolli fair-play. Skënderbeu nuk u përket vetëm titullarëve, por edhe të rinjve. E kemi mbajtur Skënderbeun pastër, natyrisht me një politikë në favorin tonë.
“Mund të kishim marrë më shumë lojtarë nga të rinjtë, por U-19 kishte një objektiv. Tani nuk ka dhe do të përdoren edhe nesër me Vllazninë disa të rinj, përveç Pëllumbit, që është grumbulluar me U-19-ën”.
Daja nuk di as edhe sesi te genjeje. Ky eshte nje skandal qe duhet hetuar nga uefa se fshf as edhe qe e shikon sesi hapen portat sesi eshte prishur gara. Dhe me qesharakja eshte kur thote se lojtaret jane te lodhur !!!!! Si eshte e mundur vjet me tironen po ne kete periudhe fituat dhe bete cmos per te fituar edhe me ndihmen e arbitrit packa nuk kishit shanse kunder kuksit qe u shpall kampion. Tani thoni jemi te lodhur. Ju duheni shkrire dhe denuar te gjithe per prishje te gares
Ik ti ore Besiiiiii , ik e ha ca Kulacka te ritesh…
Kush duhet te shkrihet Tirooooona mo,
Le qe Tirana ka 10 vjet e shkrire.
Skenderbeu nuk ka pse ta vrase shume mendjen. Me me rendesi ka Kupa. Aty duhet te zbraze gjithe baterite. Secili duhet te bente llogarite e veta, jo ti lene llogarite per ne fund. Eshte ajo shprehja e popullint: Hienat le te lehin, karvani perpara…!
O besi o gjizak tirane. Mos e kruaj me super ekipin europian te Skenderbeut, ekip qe ka thyer gjithe rekordet e kampionatit shqiptar:
1. 6 here rrjesht kampion absolut
2. 2 here ne grupet europine
3. 2 here fitues i superkupes
4. i vetmi ekip qe ka merituar kupen prej floriri te FSHF si fitues 5 here rrjesht te kampionatit
5 te vazhdoj apo u lodhe se lexuari…………