Dabulla sheh vetëm një përgjegjës: Halili nuk ka faj, të vësh duart në kokë me Ahmataj

Tirana është kthyer në një çështje diskutimi në futbollin shqiptar, ndërsa kulmoi me deklaratën e Ahmataj që u shpreh se nuk po e lënë të punohet. Në lidhje me këto fjalë, ka reaguar edhe ish-futbollisti i bardhebluve, Rezart Dabulla.

I ftuar në emisionin “Sport News Plus” dhe që drejtohet nga Daljana Sejdia, Dabulla është shprehur se përgjegjësia nuk mund të shihet te presidenti Halili që ka investuar shumë për të dalë kampion, por Ahmataj nuk po merr atë që premtoi edhe kur u zyrtarizua te Tirana.

“Situata nuk është e mirë te Tirana. Deklarata e trajnerit ishte e nxituar pas ndeshjes. Më shumë i ka bërë dëm klubit se sa e ka ndihmuar. Duhet të diskutonte me presidentin përpara se të bënte deklarata të papjekura në mediat.

Rezultati është matësi i çdo gjëje në profesionin e trajnerit. Kur nuk ke rezultate ka shumë fjalë, të cilët më tepër prishin punë se sa rregullojnë. Ne po flasim për klubin më të trofeshëm. Ka emër më shumë se të gjithë, ka qenë i sulmuar nga të gjithë. Ka arritur vetëm me forcën e karakterit të lojtarëve dhe drejtuesve të jetë aty ku janë sot. Duhen marrë parasysh të gjitha vështrimet, edhe pozitive edhe negative.

Klubi i Tiranës ka specifikat e veta. Jo çdo kush mund të luaj me këtë klub. Kanë ardhur lojtarë shumë të mirë, por te Tirana nuk i kanë shprehur dot vlerat. Nuk e kanë marrë Julin me zor te Tirana. Ka dashur dhe është vetëofruar.

E ka marrë ai përsipër ta çojë titullin deri në titullin kampion. Për 4 javë u dorëzua? Për këtë nuk bie dakort. Duhet të shikojë punën brenda fushës. Në fushë është trajneri bashkë me lojtarët. Nuk jam dakort që te Tirana nuk punohet.

Mënyra si po përgjigjet skuadra në fushë lë për të dëshiruar. Kjo deklaratë është për t’iu paraprirë rezultateve dhe ndeshjeve të forta. Juli e dinte shumë mirë se ku po shkonte. Ishte shpejt për t’u dorëzuar. Vetëm këtë vit nuk e ka fajin Halili, po ua them pastër që nuk është parë sesa lekë janë harxhuar. Tani duhet një njeri që ta dërgojë ekipin sa më lartë. Të vësh duart në kokë që Ahmataj dorëzohet pas 4 javësh”, ka thënë Dabulla. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online