Për momentin Lushnjën e drejton ish-futbollisti dhe tashmë ndihmëstrajner Dritan Çuko, i cili ka pësuar një tjetër disfatë dhe është e qartë që Lushnja ka rënë nga Kategoria Superiore, edhe pse jo matematikisht. Humbja kundër Kamzës ishte një tjetër goditje, këtë radhë golat u pësuan më lehtë se në Vlorë.
“Kemi luajtur edhe sot me skuadër ofensive, me 4 sulmues në momente të caktuara. Na mungon agresiviteti, edhe sot Kamza na dominoi në këtë drejtim. Patëm raste të mira për të shënuar,e dhe pas 1-1 mund të kalonim në avantazh, ndërsa me një gabim të mbrojtjes sonë Kamza përfitoi dhe shënoi Raçiç. Luajtëm një ndeshje mjaft të hapur e sulmuese, pasi tani nuk na vlen më një pikë, vetëm fitoret na bëjnë punë.
“Trajner te Lushnja? Nuk varet nga unë, varet nga bordi drejtues i Lushnjës. Nëse do jetë një projekt i mirë për të ardhmen, do të pranoja me kënaqësi të bëhesha trajner i parë”.