Çuditeni me të pazakontën e Superiores? E gjeni edhe në elitat e futbollit të Europës

Me nisjen më surprizuese ndër vite, Superiorja ka tërhequr shumë vëmendjen këtë sezon, teksa si rrallë herë më parë, 7 ekpiet e para janë tepër pranë njëra-tjetrës. Megjithëse kanë kaluar 11 javë situata ende nuk ka ndryshuar dhe deri në këto momente nuk ka ende një ekip që mund të quhet pa frikë pretendent kryesor për titullin kampion.

Por një situatë e tillë nuk është diçka që ndodh vetëm në Shqipëri, pasi edhe kampionate të tjera elitare në Europë janë në të njëjtën gjendje, ku mund të përmendim La Liga-n në Spanjë, Lige 1 e Francës apo edhe Bundesligën gjermane. Diferencat mes ekipeve në këto kampionate janë të vogla, madje në Spanjë vendi i parë nga ai i 14 ndahen nga 7 pikë, diferencë me të cilën në Gjermani ndahet vendi i parë nga ai i 10. Pak më ndryshe është situata në Francë, ku PSG ka nisur revanshin me ndjekësit, megjithëse një gjë e tillë nuk përbën aspak habi, duke marrë parasysh investimet e mëdha që janë bërë në klub dhe emrat që parisienët kanë në përbërje. Ndërkohë vendi i dytë nga vendi i 15 në tabelën e renditjes së Ligue 1 kanë një hendek prej vetëm 5 pikësh./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online