Futbolli ashtu si edhe e gjithë bota po përballen me një periudhë të pazakontë prej pandemisë. Covid-19 po sjell çudi të padëgjuara më parë në këtë sport. Rasti i fundit është nga Skocia, aty ku ekipi i St Mirren është përballur me një situatë të pakëndshme. Të dy portierët e klubit kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus, ndërsa gardiani i tretë nuk është lejuar të luajë, pasi megjithëse rezultoi negatin kishte kontakte të afërta me dy shokët e skadrës.
Në këto kushte, St Mirren i është dashur të improvizojë dhe të gjejë një zgjidhje emergjente. Ndeshja ishte vendosur se do të luhej, kështu që nuk mbetej gjë tjetër veçse të gjendej mënyra për të mbrojtur portën kundër Hibernianit. Zgjidhja erdhi nga klub i Hearts, teksa u gjet marrëveshja për të huazuar deri në shërimin e portierëve të ekipit, gardianin Bobby Zlamal. E megjitatë, edhe pse me një portier profesionist në katërkëndësh, St Mirren u mposht 0-3 kundër Hibernian./Halit Delibashi-Sport Ekspres/