Partizani i këtij sezoni hyri në kampionat me objektiv titullin kampion, trofe nga i cili vetëm një pikë e ndau sezonin e shkuar. Por gjërat nuk po shkojnë në mënyrën e duhur për të kuqtë, të cilët në këto 10 javë të para në “Abissnet Superiore“ kanë pasur shumë ulje-ngritje.
Loja nuk ka munguar për ekipin e Ilir Dajës, por gabimet e shumta në prapavijë kanë bërë që prej duarve tu ikin shumë pikë. Mbrojtja e Partizanit ka qenë më e kritikuara, me golat krejtësisht të shmangshëm. Por kur statistikat krahasohen me ato të rivalëve situata ndryshon ndjeshëm.
Çudia qendron në faktin se pavarësisht se të kuqtë janë kritikuar pafund për gafat në prapavijë sërish mbrojtja e tyre rezulton ndër më të mirat në këtë kampionat. Vetëm 9 gola të pësuar për ekipin e Ilir Dajës, ndërsa më mirë se ta ka bërë vetëm Tirana. Bardheblutë numrin më të vogël të golave të pësuar deri më tani, vetëm 8 të tillë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/