Është hedhur sot shorti për çerekfinalet e Kupës së Kosovës në futboll dhe sërish ka ndodhur një fenomen i rrallë në futboll: një skuadër shkon në gjysmëfinale pa luajtur fare.
Në bazë të skemës së Kupës ë Kosovës, në çerekfinale kalojnë 7 ekipe dhe për pasojë krijohen 3 çifte, me një ekip që lutet t’i buzëqeshë fati, sepse hidhet short për të përzgjedhur një ekip që kalon “qyl” më tej.
Fatin këtë radhë e ka pasur Drenica, që nuk do të luajë fare në çerekfinale.
Në ndeshjet çerekfinale bie në sy finalja e parakohshme mes Llapit e Prishtinës, dy ndër ekipet më të mira në Kosovë:
Llapi-Prishtina
Drita-Vëllaznimi
Gjilani-Vushtrria
DRENICA – E kualifikuar me short